Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, që me rastin e shpalljës së Presidentit të Republikës së Shqiperisë, SH.T.Z. Bujar Nishani, Qytetar Nderi të Komunës, të premten (më dt. 12.05.2017) prej orës 10:00 deri në orën 17:30 nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve prej rrethrrotullimit, duke vazhduar në rrugën “Ilaz Kodra”, deri te rruga “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, me çrast qytetarët do të përdorin rrugë alternative. Për mbajtjen e rendit do të kujdesen zyrtarët e Stacionit Policor në Drenas.
Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkangjiten në këtë pritje solemne.
Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!