Njoftojmë të gjithë fermerët e Komunës së Drenasit që kanë bërë termin për subvencionimin e kulturës së grurit, pas datës 08.02.2013, që të lajmërohen në Drejtoratin për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik për të bërë riprogramimin e terminëve deri në datën e lartcekur.
Pra, për të realizuar me sukses subvencionet për kulturën e grurit, të gjithë fermerët duhet të kryejnë procedimin e programit të digjitalizimit të parcelave të tyre deri më 08.02.2013, pasi që Ministria e Bujqësisë pas kësaj date përfundon programin e mbështetjes së fermerëve për pagesa direkt të mbjelljeve vjeshtore të kulturës së grurit.
Për çdo informatë më të hollësishme mund të lajmëroheni në Sektorinë e Bujqësisë në Drenas.
Ju faleminderit për mirëkuptim!