Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se për nder të 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Drenasit ka përgatitur program me këtë agjendë:
Turnir në futboll të vogël me Institucione, më 14 shkurt 2013, duke filluar nga ora 11:00.
Akademi Solemne, në Sallë të Kulturës, më 15 shkurt 2013, duke filluar nga ora 13:00.
Turnir në shah në Sallë të Kulturës, më 16 shkurt 2013, duke filluar nga ora 10:00,
Mbledhje Solemne e Asamblesë Komunale, më 17 shkurt 2013, duke filluar nga ora 9:00,
Homazhe në varreza të Dëshmorëve, më 17 shkurt 2013,duke filluar nga ora 09:30-11:00;
Koncert për rini në Sheshin “Fehmi Lladrovci” ose në Sallë të Kulturës, më 17 shkurt 2013, duke filluar nga ora 18:00-24:00.