Drejtorati për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë njofton te gjithë qytetarët se Kompania “GEOPROJECT” e cila është duke i kryer punët në projektin “Kadastri i Ndërtesave”, pronarët e banesave/lokaleve afariste të cilët kanë aplikuar për regjistrimin e banesës/lokalit afarist, njofton se projekti ka mbërritur në fazën e shikimit publik. Kompania në bashkërendim edhe me Agjencinë Kadastrale të Kosovës si dhe Zyrën Kadastrale Komunale, ka vendosur që Shikimi Publik të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës, nga data 15.02.2013 deri më 15.04.2013, sipas orarit ditor nga ora 9.00 deri më 16.00.
Drejtorati për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë dhe kompania implementuese “GEOPROJECT” fton të gjithë aplikuesit për regjistrim të të drejtave të tyre pronësore-banesore që të marrin pjesë në shikimin publik në mënyrë që të kenë mundësinë me kohë t’i bëjnë vërejtjet e tyre dhe të marrin sqarimet e nevojshme rreth regjistrimit të pronës së tyre.