Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë dhe njëherit ju ftojmë që të merrni pjesë në Akademinë Përkujtimore e cila do të mbahet me rastin e 15-vjetorit të Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, që mbahet më datën 28 shkurt 2013, ora 13:00, në Sallën e Kulturës në Drenas.
Programi:
10:00-vendosja e kurorave në varrezat e Likoshanit dhe QIrezit
13:00-Akademi përkujtimore
1. Himni Kombëtar;
2. Fjala e përfaqësuesit të Komunës së Drenasit dhe Skënderajt;
3. Historiku i ngjarjeve të 28 shkurtit 1998;
4. Fjala e Përfaqësuesit të Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së
5. Fjala e përfaqësuesit të familjeve të Dëshmorëve;
6. Program artistik (recital nga Skënderaj).
Ju mirëpresim!