Shkarkimin e mbeturinave nga ora 6:00 dhe 8:00 e mëngjesit nga e hëna deri të dielën, kërkojm nga qytetarët dhe bizneset që të bëjnë hedhjen e mbeturinave në kontejner 1.1 m3 gjatë orëve të natës, në mënyrë që kontejnerët të jenë të pastër gjatë ditës.
Në kuadër të Projektit-pilot, Komuna e Drenasit ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të hartuar dhe zbatuar një koncepti të ri për riorganizimin e shërbimit të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave nga qendra e qytetit.
Komuna ka si qëllim që nëpërmjet një koncepti të ri për riorganizimin dhe përmirësimin e shërbimit në qendër të qytetit, të përmirësojë standardin e shërbimit në këtë zonë dhe të ndërtojë një eksperiencëtë re të suksesshme për ta shtrirë atë në drejtim të pjesës tjetër të qytetit si dhe qendrave të tjera të banuara brenda territorit të saj.