Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik ju njofton njëherit dhe ju fton të merrni pjesë në sesionin informativ të shpallur nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për këto dy thirrje:
1. Thirrje publike për financimin e Bizneseve Fillestare – “Start-Up” në fushën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe
2. Thirrje publike për financimin e NVM-ve në fushën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Sesioni informativ do të mbahet me datën 2 gusht 2018, në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit në ora 11:00.
Objektivat specifike të thirrjeve për propozime janë si me poshtë :
Ø Promovimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë;
Ø Aktivitetet prodhuese dhe shërbyese;
Ø Rritjen e kapaciteteve eksportuese;
Ø Hapjen e vendeve të reja të punës;
Ø Investimin në hulumtim dhe zhvillim;
Ø Rritjen e investimeve;
Ø Rritjen e konkurrueshmërisë dhe kapaciteteve;
Ø Përmirësimin e proceseve dhe zhvillimin e produkteve të reja;
Ø Ngritjen e nivelit të pjesëmarrjes së të rinjve në të bërit biznes.