Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtorati për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik realizon ngritjen e plantacioneve të reja të pemëve dhe ndihmon fermerët me sigurimin e fidaneve të mollave dhe kumbullave në sipërfaqe prej 20 ari deri në 50 ari.
Të drejtë aplikimi në këtë projekt kanë të gjithë fermerët të cilët i plotësojnë kriteret e percaktuara nga Drejtorati për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik:
• Fermerët duhet të dëshmojnë se posedojnë toka bujqësore, toka duhet të jetë në pronësi të fermerit ose e kontraktuar për shfrytëzim dhe e përgatitur për mbjelljen e fidaneve (lavrimi i thellë-qilizma, plehërimi-organik dhe artificial.)
• Të ketë burim të mjaftueshëm të ujit
• Të jetë prodhues për treg
• Të ketë njohuri në këtë lëmi
• Të mos jetë përfitues i vitit të kaluar në këtë projekt .
Për aplikim nevoiten këto dokumente:
• Aplikacioni i plotësuar,
• Kopja e letërnjoftimit,
• Fleta poseduese e tokës,
• Kopja e planit,
• Vërtetimi i tatimit në prone dhe
• Fotokopje e certifikates së trajnimeve.
Marrja e aplikacioneve dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në Sektorin e Bujqësisë-Drenas prej dates 17.09.2012 deri më datën 03.10.2012, nga ora 9:00 deri në 15:00.