Kryetari i Komunës së Drenasit , Nexhat Demaku ka inspektuar punimet që kanë nisur në ndërtimin e rrugës Transit Kroi i Mbretit -Drenas . Ky projekt është vlerësuar tejet i rëndësishëm për banoret e Komunën së Drenasit, të cilet nga ky projekt do të kenë për 5km më afër Prishtinën. Ky projekt po realizohet me një investim prej rreth 2.000.000 eurosh, që janë siguruar nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Drenasit.Projekti për asfaltimin e rrugës Transit Kroi i Mbretit –Drenas me gjatësi prej 5.5 kilometrash është i një rëndësie të veçantë për banorët e kësaj ane.
Ndertimi I kësaj rruge që është duke u realizuar nga kompania “Drini Copmany”, pritet të kryhet brenda 180 ditësh.