Komuna e Drenasit në kuadër të Memorandumit për Bashkëpunim me IADK-në kanë përkrahur dhjetë fermerë për ngritjen e pemishteve më mjedër me sipërfaqe nga 1000m².
Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar nga Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku dhe përfaqësuesve të IADK-së ka vazhduar përkrahja e fermerëve edhe në sektorin e pemëve të imta në kulturën me mjedër. Përveç projekteve të tjera në bashkëfinancim me IADK-në, është implementuar edhe projekti për përkrahjen e fermerëve në ngritjen e plantacioneve me mjedra. Në këtë aktivitet janë përkrahur dhjetë fermerë për ngritjen e pemishteve me mjedër me sipërfaqe nga 1000m². Prej tyre, nentë fermerë janë përkrahur nga buxheti komunal i Drenasit dhe një nga bashkëfinancimi i IADK-së, ndërsa zbatimi i projektit është duke u bërë nga IADK. Secili nga fermerët përfitues të këtij projekti, është paisur edhe me sistemin e ujitjes, ndërsa secili nga përfituesit kanë marrë nga 1100 fidane cilësore të mjedrës te kultivarit "POLKA". IADK ka ofruar edhe asistencë profesionale për mënyrën e ngritjes së plantacioneve me mjedër dhe masat e përkujdesit pas mbjelljës së fidanëve dhe do të përcjellë me kujdes punët gjatë mbjelljës së fidanëve që të mos demtohën. Vlenë të potencohet që në kuadër të kësaj marrëveshje me Komunën e Drenasit dhe IADK-në janë hapur edhe dy kuzhina për përgaditjen e ushqimit për nxënës në shkollën "Ali Gashi" në Çikatovë të Re dhe "Halil Bajraktari" në Drenasin II, ku janë punësuar 8 gra kryesisht mbajtëse të familjes. Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojë t’i përkrahë fermerët e Komunës me ngritjen e plantacioneve me mjedër por edhe me projekte të tjera që janë në interes të fermerëve.