Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-214,Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 2,Paragrafi 1.16. “Informim Lokal – publikimi i një njoftimi në një gazetë e cila qarkullon në lokalitetin në të cilin do të realizohet projekti i propozuar, në ueb faqe të komunës ku do të realizohet projekti i propozuar dhe në ueb faqen e Ministrisë”, si dhe
Neni 17, Paragrafi 3, “Ekspertët e përfshirë në hartimin e një Raportit të VNM-së nuk mund të marrin pjesë në shqyrtimin e të njëjtit Raport të VNM-së.”
Komuna e Drenasit ka publikuar në uebfaqen e saj Njoftimin për Debat Publik dhe Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për përdorimin e materialit RDF në furrat rrotulluese të NewCo Ferronikeli Complex në Drenas. Debati do të mbahet me datën 26.08.2019, në ora 11.00.
Lidhjet për qasje në këto dy dokumente janë si më poshtë :
Njoftimi për debat publik – https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/08/Njoftimi-iNewco-Ferronikelit-Debat-Publik.pdf