Nënkryetari i Komunës, z. Sherif Krasniqi priti Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Regjional të Prishtinës, z. Gjelosh Vataj, Drejtori Teknik, z. Ilir Abdullahun dhe Shefin e NJOU Drenas, z. Ismet Baliun. Në takim u biseduan disa tema të rendësishme për Komunën e Drenasit dhe Kompaninë, ndër to ishin:
– Caktimi i lokacionit për selinë e Kompanisë Ujësjellësi-NJOU Drenas, ndërtimi i objekteve për punë dhe objekteve përcjellëse;
– Nxjerrja e një Urdhërese Administrative për ndalimin e keqpërdorimit të ujit;
– Zbatimi i kërkesës për aplikimin e kushtëzimit të dokumenteve personale të qytetarëve të cilët nuk i përgjigjen obligimeve të Kompanisë (përkrahje institucionale në vetëdijësimin e qytetarëve për pagesën e ujit), të jenë dokumente që nuk shkelen të drejtat e njeriut.
– Bashkëpunim mes Komunës e Kompanisë në lëminë e investimeve në sektorin e ujit, kanalizimeve dhe funksionalizimi i rrjeteve të cilat ndërtohen.