Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, bashkë me kabinetin e tij, në 23 vjetorin e rënies së heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, bën homazhe dhe vendosen lule të freskëta në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Me këtë rast, u përkujtuan dhe nderuan 41 bashkëluftëtarët në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, të cilët padyshim do mbesin të pashlyer në memorien e gjithësecilit nga ne.
Mujë Krasniqi me 41 luftëtarë të UÇK-së ranë heroikisht 23 vite më parë, më 14 dhjetor të vitit 1998, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.
Mujë Krasniqi, i njohur si komandant Kapuçi, ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së.
Lavdi komandantit Mujë Krasniqi dhe gjithë dëshmorëve!


