Nënkryetari Nazmi Hasi me bashkëpunëtor bëjnë homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz
Më rastin e 28 vjetorit të sulmit të parë të forcave serbe ndaj familjes Jashari, dhe Ditës së Veteranit, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Dr.sc Nazmi Hasi me bashkëpunëtor, kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe Shoqatat e dala nga lufta, OVL e UÇK-së, kanë bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz dhe kanë venë buqeta me lule të freskëta, në nderim të jetës dhe veprës së kësaj familje dhe të rënëve tjerë për lirinë e Kosovës.