Nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Arsim Haxhiu i shoqëruar me drejtor të drejtorive, bashkëpunëtor të tjerë komunal, struktura të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, kanë berë homazhe në varrezat e dëshmorëve të fshatit Abri, me rastin e shënimit të 17 vjetorit të reniës së tre dëshmorëve, Xhevat Demakun, Bedri Demaku dhe Ymer Shala. Pas homazheve, nënkryetari Haxhiu dhe të tjerët kanë vizituar edhe familjet e dëshmorëve.