Drejtoria Komunale e Arsimit, ka finalizuar projektin për hapjen e tetë puseve ne shkollat e Drenasit për të furnizuar me ujë të pijes objektet mësimore.
Në objektet shkollore të Komunës së Drenasit është duke u përmirësuar higjiena shkollore dhe furnizimi me ujë të pijes për të pasur një proces mësimor më cilësor. Në projektin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për hapjen e puseve në objekte shkollore kanë përfituar tetë shkolla. Është hapur pusi në shkollën fillore të fshatit Shtuticë, Tërstenik, Vërboc, Vasilevëm Çikatovë e Vjetër, ndërsa do të vazhdoj ky projekt edhe në shkollën e fshatit Bytyç dhe ne gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeut”.