Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, u mbajt dëgjim publik lidhur me planifikimin e buxhetit 2015-2017. Drejtori i Financave, z. Hamdi Krasniqi me bashkëpunëtor u takuan me përfaqësues të fshatrave dhe të lagjeve, ku u informuan lidhur me projektet dhe programet e drejtorive – zyreve komunale si kërkesa finale të paraqitura për strategjinë fiskale 2015-2017. Përfaqësuesit e fshatrave dhe të lagjeve në Tërstenik dhe Gllanasellë shprehen brengat e tyre, patën mundësinë e ndikimit në plotësimin dhe ndryshimin e prioriteteve të Komunës.