Në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, që u mbajt në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, u miratuan shtatë (7) pikë të rendit të ditës, në mes tyre edhe Draft Plani Korporues për Drenasin 2013-2016, që është bërë në bashkëpunim mes Komunës së Drenasit dhe Komisionit Evropian.
Ky ishte rendi i ditës:
1. Miratimi i proces verbalit të dt. 29.03.2013;
2. Raport financiar për realizimin e buxhetit komunal janar-mars 2013;
3. Formimi i Komisionit për dhënien e pronave në shfrytëzim.
4. Pezullimi për ekzekutimin e vendimit për ndarjen e banesave nr. 01/360-4695, dt. 13.05.2012;
5. Pezullimi i Rregullores për ndarjen të banesave nr. 01/360/1948, dt. 17.09.2010;
6. Formimi i Komisionit për organizimin e zgjedhjeve nëpër fshatra;
7. Draft Plani Korporues për Drenasin 2013-2016.