Filloi faza e parë e projektit në gjelbërimin e parkut të qytetit të Komunës së Drenasit, ku u bë mbjellja e fidaneve të reja, edhe pse Komuna ka investuar në të kaluarën në këtë park dhe vlerësohet ndër parqet më të mira që ka vendi.
Filloi faza e parë e projektit në gjelbërimin e parkut të qytetit të Komunës së Drenasit, ku u bë mbjellja e fidaneve të reja, edhe pse Komuna ka investuar në të kaluarën në këtë park dhe vlerësohet ndër parqet më të mira që ka vendi. Ndërsa në fazën e dytë e cila pritet të fillojë javën tjetër do të investohet në rregullimin e fontanës dhe ndriçimit në sheshin e qytetit. Ky projekt u financua nga Komuna e Drenasit dhe ka vlerë rreth 25 mijë euro. Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim që qyteti ynë të ketë një pamje sa më të bukur dhe të ketë hapësirë të mjaftueshme për pushim për qytetarët tanë.