Në mesin e 14 fermerëve më të dalluar për vitin 2013 në sektorin e prodhimtarisë së misrit u zgjodh Bashkim Haziri nga Krajkova e Drenasit, i cili kishte të mbjellura 80 ha me misër. Në organizim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimir Rural të shtunë u mbajt ceremonia e shpalljes së fermerit për vitin 2013. Në këtë ceremoni mori pjesë Drejtori i DBZHE, z. Skender Hasi dhe shumë fermerë nga Komuna e Drenasit.
Vlen të potencohet se në mesin e 14 fermerëve më të dalluar për vitin 2013 në sektorin e prodhimtarisë së misrit u zgjodh Bashkim Haziri nga Krajkova e Drenasit, i cili kishte të mbjellura 80 ha me miser. MBPZHR i shpërbleu me mirënjohje dhe dhurata modeste.
Fermeri Bashkim Haziri falenderoi MBPZHR dhe DBZHE për mbështetjen e vazhdueshme që ka patur subvencione, grante dhe konsulenca të nevojshme në këtë lëmi, si dhe premtoi se do të arrinë rezultate edhe më të larta.