Në kuadër të Planit Komunal të Menaxhimit të Mbeturinave, Rregullores Komunale për Menaxhim të Mbeturinave, parashihet që të fillojë implementimi i dy pilot projekteve në Tërstenik dhe Komoran, kjo me qëllim të përmirësimit ndaj ofrimit të shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Drenasit.
Për të bërë përgatitjet e duhura të implementimit të këtij pilot projekti, komuna e Drenasit, në bashkëpunim me organizatën GIZ, përfaqësues të kompanisë “Pastrimi” dhe përfaqësues të shoqatës Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Ambientit- CEDE, u takuan sot që të bëjnë përgatitjet e planit dhe aktivitetet që do të mbahen me 24 maj.
Në kuadër të këtij plani, do të shënohen këto aktiviteteve:
1. Konferencë për Media, në sheshin “Fehmi Lladrovci”;
2. Shpërndarja e kontejnerëve në Tërstenik dhe Komoran, do të bëhet pajisja e kontejnerëve përfshirë amvisëritë, bizneset dhe shkollat. Shpërndarja simbolike do të fillojë nga data 24 maj deri më 1 qershor, duke u paraparë që të mbulohen komplet këto dy pilot zona;
3. Eliminimi dhe pastrimi i deponive të egra.