Me rastin e 25 nëntorit “Ditës ndërkombëtare kundër dhunës në familje” në komunën tonë u mbajt një debat i organizuar nga OSCE dhe Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve (QMGF).
Në debat u theksua “nevoja e një koordinimi në të gjitha institucionet për një bashkëpunim edhe më të thellë me qëllim të vetëdijesimit në parandalimin e dhunës në familje”.
Në debat pjesëmarrës ishin: Përfaqësues të Komunës së Drenasit, përfaqësues të qendrës për mbrojtje të grave dhe fëmijëve, SHPK-Njësiti për dhunë në familje-Drenas, Shaban Cërvadiku-përfaqësues nga qendra për punë dhe mirëqenie sociale-Drenas dhe përfaqësues të OJQ-ve.
Qëllimi i debatit ishte prezantimi i fakteve mbi dhunën në familje përkatësisht dhunën ndaj femrave, sipas statistikave në komunën e Drenasit ka ngritje të dhunës në familje.