Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ali Gashi” në Çikatovë të Re, u mbajt dëgjim publik lidhur me planifikimin e buxhetit 2015-2017. Drejtori i Financave, z. Hamdi Krasniqi me bashkëpunëtor u takuan me përfaqësues të fshatrave dhe të lagjeve, ku u informuan lidhur me projektet dhe programet e drejtorive – zyreve komunale si kërkesa finale të paraqitura për strategjinë fiskale 2015-2017.
Përfaqësuesit e fshatrave dhe të lagjeve në Komoran dhe Çikatovë të Re shprehen brengat e tyre, patën mundësinë e ndikimit në plotësimin dhe ndryshimin e prioriteteve të Komunës.
Dëgjimet buxhetore në vazhdimësi do të mbahen më datën 28.08.2014 në ora 14:00 Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik dhe më datën 28.08.2014 në ora 16:00 Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhevë Lladroci” në Gllanasellë.