Me rastin e 3 Dhjetorit “Ditës Ndërkombëtare për Persona me Aftësi të Kufizuara”, Komuna e Drenasit përkatësisht Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, z. Zahrie Podrimqaku-Subashi me një projekt të financuar nga Zyra e Kryetarit bënë kompensimin e nëntë (9) personave me aftësi të kufizuar për një ditë pune në Drejtoratet e Komunës së Drenasit. Projekti është iniciuar nga NKDNJ përmes Drejtorisë së Administratës në bashkëpunim me Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuar “Handikos”.
Në Komunën e Drenasit ka të evidentuar më se shtatëdhjetë (70) fëmijë me Aftësi të Kufizuara, tetëmbëdhjetë (18) prej tyre vijojnë mësimin në dy klasë të bashkangjitura në shkollën fillore “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran.
Personat që janë duke punuar në punë njëditore janë:
1. Naser Xhekaj,
2. Arlinda Zeneli,
3. Isuf Gashi,
4. Burim Gashi,
5. Flora Halilaj,
5. Flora Halilaj,

6. Hashim Haliti,
7. Brahim Morina,
8. Majlinda Elshani dhe
9. Idriz Ibriqi.