Drenas, më 15 prill 2011- Në Drenas u mbajt Manifestimi Letrar i pesëmbdhjetë me radhë, Sofra Poetike “Ymer Elshani”, organizuar nga Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport.
Të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, Nënkryetari z. Sherif Krasniqi, Drejtorët e Drejtorateve dhe zyrtarë tjerë komunal, familjarë të shkrimtarit Ymer Elshani, pjesëtar të familjes Muqolli, një pjesë e shkrimtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Karvani i Shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva” në prani të rreth 400 adhuruesve të fjalës së shkruar. Në konkursin tradicional për poezi të shpallur të shpallur në të përditshmet tona, konkuruan gjithsejt 52 krijues. Juria në përbërje nga Ramadan Musliu-Kryetar, Arif Demolli dhe Shaqir Hasi-anëtar, lexuan krijimet e arritura dhe bashkarisht bënë përzgjedhjen e dhjetë krijimeve që bartën në vete efekte në forcën e sensebilizimit estetik, shtrirjes së motiveve përmes gjuhës poetike me forcë metamorfike.
Nga ky numër i poezive të përzgjedhura, juria vendosi që të ndajë :
Çmimi i parë poezia “Ndryshe” shifra Karadaku-Riza Graiqevci,
Çmimi i dytë poezia “Muzika pikturon me muzikë” shifra Lulja-Gani Xhafolli dhe
Çmimi i tretë poezia “Loti i nënës” shifra Loti-Adelina Leku.
Ndërsa çmimi special iu nda shkrimtarit Abdullah Thaqi. Ndërsa mirënjohje dhe falenderime u ndanë Familjes së Ymer Elshanit dhe Familjes Muqolli.