Në Komunën e Drenasit u mbajt ceremonia e vendosjes së gurthemelit për Stadiumin e Futbollit (terreneve sportive).
Prerjen e shiritit dhe vendosjen e gurthemelit në këtë ceremoni e bënë: z. Nexhat Demaku, Kryetar i Komunës së Drenasit, z. Christof Stock, Shef i Operativës, Zyra e BE-së në Kosovë, z. Memli Krasniqi, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, mr. Besim Kamberaj, Drejtor i Departamentit për Zhvillim Regjional dhe Integrim Evropian (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal).
Ceremonia e vendosjes së gurthemelit për Fushën e Futbollit (terreneve sportive) në Komunën e Drenasit filloi në ora 13:30.