Filloj roundi i katërt i trajnimeve falas për të gjitha bizneset më të reja se tri vite dhe ata të cilët aspirojnë për t’u bërë ndërmarrës, të organizuara nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me BSCK-në.
Sipas Drejtorit të DBZHE, z. Skender Hasi, ky trajnim do të jetë i mirëseardhur për pjesëmarrësit që do të përfitojnë njohuri për zhvillim të biznesit, çertifikim dhe ngritje të aftësive të tyre menaxheriale. Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit do të përpilojnë biznes-plane dhe ato që do të vlerësohen më të suksesshmet do të përfitojnë konsulencë falas një vjeçare nga ekspertë të njohur të BSCK-së.
Në këtë trajnim do të ligjërojnë Profesor nga Universiteti i Prishtinës.