Në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, Asociacioni i Agjencive, për Zhvillim Rajonal (ARDA), ka mbajtur sesionin informues, për skemen e granteve, ku morën pjesë, përfaqëues të bizneseve që operojnë në Komunën e Drenasit si dhe qytetarët të interesuar të për hapjen e bizneseve të reja. Pjesmarrësisht i përshendeti Drejtori i DBZHE-së, z. Skender Hasi, i cili i informoi të pranishmit, mbi politikat zhvillimore të Komunës së Drenasit, lehtësirat e të berit biznes që ofron Komuna, me qëllim të mbështetjes së zhvillimit te sektorit privat, si shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës. Hasi ftoj bizneset lokale që te aplikojnë në këtë skemë të granteve në menyrë që të jenë përfitues të mundshëm dhe të rrisin kapacitetet e tyre ekzistuese, por edhe të hapin biznese të reja. Përfaqsuesit e ARDA-së, njoftuan të pranishmit, mbi format e aplikimit, dhe kriteret për te qenë përfitues të mundshëm të granteve. Synim i skemës se këtyre granteve është të nxis ndërmarrësit ekzistues dhe ata të rinjë, në mënyrë që të rrisin kapacitetet e tyre egzistuese dhe hapjen e bizneseve të reja në Komunën e Drenasit. Për jetësimin e kësaj skeme të granteve do të përkujdeset, Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA).