Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku me bashkëpunëtor u takuan me përfaqësues të fshatrave dhe të lagjeve në Bushat, ku u mbajt dëgjim publik lidhur me planifikimin e buxhetit 2013-2015. Zyrtarët Komunal informuan qytetarët lidhur me projektet dhe programet e drejtorive – zyreve komunale si kërkesa finale të paraqitura për strategjinë fiskale 2013-2015.
Përfaqësuesit e fshatrave dhe të lagjeve në Bushat shprehen brengat e tyre, patën mundësinë e ndikimit në plotësimin dhe ndryshimin e prioriteteve të Komunës.
Dëgjimet buxhetore në vazhdimësi do të mbahen më datën 05.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ali Gashi” në Çikatovë të Re; më datën 06.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik dhe më datën 10.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhevë Lladroci” në Gllanasellë, prej orës 16:00 deri në ora 18:00.