Në vazhdën e bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe Feronikelit, për nder të Festës së Kurban Bajramit u shpërndanë 75 pako ushqimore dhe miell për familje skamnore të Komunës së Drenasit.
Sipas regjistrit nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, këto ishin familjet me gjendje më të rëndë socio-ekonomike në territorin e Komunës së Drenasit.