Njoftohen të gjithë personat juridik dhe fizik të territorit të Komunës së Drenasit se nga data 05.10.2015, do të behën publike listat e personave që mund të përfitojnë nga falja e borxheve, bazuar në Ligjin nr. 05/L-043 për Faljen e borxheve publike. Sipas nenit 4 të Ligjit do të publikohen listat si vijon:
1.1. Listën e personave fizik dhe juridik që kanë borxhe dhe shumën e borxheve për periudhën deri më 31. Dhjetor 2008;
1.2. Listën e personave fizik dhe juridik që kanë borxhe për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.
Neni 8 i Ligjit 05/L-043 për faljen e borxheve publike
Falja e borxheve publike me pagesë të plotë
1. Me qëllim të përfitimit nga falja e borxheve publike deri më 31 dhjetor 2008, si dhe përfitimet nga falja e ndëshkimeve, gjobave, interesat si dhe obligimeve tjera që rrjedhin nga mospagesa e kryegjësë së borxhit për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, personat duhet të bëjnë pagesën e plotë të kryegjësë së borxhit publik nga 1 janari 2009 deri më 31 dhjetor 2014.
2. Pagesa sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të behët kurdoherë brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, respektivisht deri më 2 shtator 2016.
Neni 9 I Ligjit nr 05/L-043 për faljen e borxheve publike
Falja e borxheve publike me marrëveshje
1. Me qëllim të përfitimit nga falja e borxheve deri më 31 dhjetor 2008, përfshirë këtu edhe ndëshkimet për borxhin e papaguar për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, personat duhet të lidhin marrëveshje me Institucionet Shtetërore apo Ndërmarrjet Publike për pagesën me këste të kryegjësë së borxhit publik, të gjobave dhe interesa të llogaritur për atë borxh për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet të kryhet:
1.1. Brenda afatit prej dy (2) vitesh për personat juridik nga data e lidhjes së marrëveshjes; dhe
1.2. Brenda afatit prej tri (3) vitesh nga personat fizik, nga data e lidhjes së marrëveshjes.
2. Marrëveshja duhet të lidhet kurdoherë brenda një viti nga data e hyrjes ne fuqi te Ligjit, respektivisht deri më 2 shtator 2016 dhe do të përmbaj , ndër tjerash edhe programin e pagesës së borxhit .
Neni 10 I Ligjit nr 05/L-043 për faljen e borxheve publike
Mos respektimi I marrëveshjes
Në raste kur personi shkakton tri vonesa lidhur me pagesat sipas provgramit të pagesës së borxhit sipas marrëveshjes pjesa e paguar e borxhit I fshihet dhe pjesa e mbetur e borxhit I rikthehet, përfshirë këtu edhe te gjitha ndëshkimet.
Neni 5 I Ligjit nr 05/L-043 për faljen e borxheve publike
Ankesat ndaj listave
Çdo person i cili konteston vlerën e borxhit të pasqyruar në lista, përfshirjen apo mos përfshirjen në lista për shkaqe te ngjashme, personat mund të ushtrojnë ankesë përmes Arkivës Komunale, drejtuar Komisionit Komunal të Ankesave.
Ftohën obliguesit që të shfrytëzojnë këtë të drejtë ligjore në të kundërtën obligimet në emër te tatimit në pronë do të mbetën të pa shlyera.
Të gjitha informatat tjera merren në objektin e Komunës së Drenasit prej orës 9,00 deri në ora 15,00, pranë Zyrës Komunale te Tatimit në Pronë.