Duke u bazuar ne Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), 01 Nr.110-6904 dhe Nenit 19 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komunë, Komuna e Drenasit/Gllogocit lëshon këtë:
N J O F T I M PËR KONSULTIM P U B L I K
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Draft – Rregulloren Komunale për Transport Rrugor në territorin e Komunës së Gllogocit (Drenasit).
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 19.10.2026 deri me datën 06.11.2026, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me datë 04.11.2026 në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 11:00.
Komentet dhe sugjerimet tuaja, mund t’i dërgoni deri më datë 06.11.2026 në ora 16:00 në këto adresa; komuna.drenas@rks-gov.net ose nexhmedin.gruda@rks-gov.net
Për më shumë detaje në lidhje me Draft – Rregulloren Komunale për Transport Rrugor në territorin e Komunës së Gllogocit (Drenasit) vizitoni linqet e mëposhtme ku është publikuar ky draft dokument;
Ueb faqja zyrtare e Komunës në rubrikën Konsultimet Publike, në këtë link:
Platforma për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/consultationsList.php
Rrjetin social të Facebook: