Kuvendi i Komunës së Drenasit në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 28/06/2017, ka miratuar Draft Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2018-2020, që sipas renditjes ishte pika e dytë e rendit të ditës. Gjithashtu u miratua vendimi lidhur me ndryshimin e pikës 6 nënpika 6.8 të vendimit nr.400-29541 të datës 08.06.2015, për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për shfrytëzimin e hapsirave publike para lokaleve që shfrytëzohen nga bizneset për terasa verore të hapura dhe të mbyllura, ku tarifa mujore do të jetë:
Zona I-rë Drenasi do të ndahet në tri zona:
Zona I-rë sipas planit rregullues Qendra “1”
Sipërfaqe e hapur – 5 Euro/m2/mujore,
Sipërfaqe e mbyllur – 2.5 Euro/m2/mujore.
Zona II-të sipas planit rregullues Qendra “2”
Sipërfaqe e hapur – 2.5 Euro/m2/mujore,
Sipërfaqe e mbyllur – 1.5 Euro/m2/mujore
Zona III-të sipas planit rregullues Qendra “3”
Sipërfaqe e hapur – 1.5 Euro/m2/mujore,
Sipërfaqe e mbyllur – 0.70 Euro/m2/mujore
Kurse Komorani është zonë e urbanizuar:
Zona I-rë qendër, sipërfaqe e mbyllur – 3 Euro/m2/mujore,
Zona I-rë qendër, sipërfaqe e hapur – 1.5 Euro/m2/mujore.
Procesverbali i mbledhjes së mbajtur më 03/05/2017 u miratua me disa ndryshime.
Gjithashtu pika e tretë në mbështetje financiare të familjeve të dëshmorëve që kanë nevojë për trajtim dhe rehabilitim në banjë u miratua unanimisht, njëkohësisht u kërkua raport pas përfundimit të rehabilitimit të familjeve të dëshmorëve.
Pika e katërt e deri në pikën e trembëdhjetë shtyhen deri në miratimin e rregullores komunale për shpalljen për qytetar nderi të Komunës së Drenasit. Gjithashtu pika e pesëmbëdhjetë – propozim vendim për ndërtim të shtëpive të Komunitetit në Komoran dhe Kishnarekë dhe pika e tetëmbëdhjetë – propozim vendim për riemërtimin e Bibliotekës së Qytetit të Drenasit, shtyhen në afat të pacaktuar.
Pika e gjashtëmbëdhjetë – propozim vendim për ridestinim të mjeteve për shpenzime kapitale, pika e shtatëmbëdhjetë – propozim vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronës se ish Agroproduktit OP "Drenica" në Drenas; pika e nëntëmbëdhjetë – rishqyrtimi i vendimit Nr.353-24921 të datës 05.05.2017, për aprovimin e taksës administrative për lejet e ndërtimit; dhe pika e njëzetë – propozim vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronës private dhe pronës shoqërore, pas shumë diskutimeve u miratuan nga Kuvendi i Komunës së Drenasit.