Në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit të mbajtur më 24.09.2014, pa asnjë votë kundër u miratua Propozim-Vendimi për buxhetin e Komunës për vitin 2015 dhe parashikimi i buxhetit 2016-2017. Buxheti komunal për vitin 2015 është aprovuar në shumë prej: 12.118.623,00 Euro, i krahasuar me buxhetin aktual do të jetë më i lartë për shumën prej: 1.136.204,00 Euro apo shprehur në përqindje për 10.3%.
Marrë për bazë shkurtimin e shpenzimeve tjera operative (mallra dhe shërbime, shpenzime të shërbimeve komunale dhe subvencionet) shpenzimet kapitale për vitin fiskal 2015 do të jenë në shumë prej: 3.418.537,00 Euro. Vlen të theksohet se shpërndarja e mjeteve për kategorinë e shpenzimeve kapilate është bërë duke marrë për bazë gjendjen faktike në terren dhe kërkesat e dala nga qytetarët, duke i shfrytëzuar përveq tjerash edhe 5 dëgjimet buxhetore të mbajtura brenda periudhës kohore qershor-shtator 2015. Që të jetë i plotësuar në përpikmëri proncipi i transparencës së buxhetit, Komuna duke filluar nga muaji maj dhe deri në miratim të buxhetit ka organizuar dhe mbajtur një numër takimesh me qytetarë, OJQ-të, Shoqëritë Civile, mediat etj.
Në këtë seancë të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Naim Bazaj, u propozua dhe u miratua ky rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së datës 02.09.2014,
2. Propozim-Vendimi për buxhetin e Komunës për vitin 2015 dhe parashikimi i buxhetit 2016-2017.
3. Propozim-Vendim për subvancionimin e RFBSH “Drenasi 2014”