Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministri i MI z. Lutfi Zharku dhe Kryetari i Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për financimin e projektit infrastrukturor në
Komunën e Drenasit.

Asfaltimi i rrugëve në Komoran, në vlerë prej 200,000 € (dy qindë mijë euro),
Asfaltimi i rrugës Drenas-Gradicë, në vlerë prej 550,000 € (pesë qindë e pesdhjetë mijë euro),
Asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Abri-Likovc faza e dytë, në vlerë prej 250,000 € (dy qindë e pesëdhjetë mijë euro).
Komuna e Drenasit falenderon Ministrinë e Infrastrukturës për mbështetje dhe bashkëpunim.