Drenas, më 22 prill 2001- Nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Sherif Krasniqi, Drejtori për Ekonomi dhe Bujqësi, z. Skender Hasi dhe Drejtori i Urbanizmit, z. Ajet Demiri pritën zj. Mimoza Kusari – Lila, Ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me kabinetin e saj, dhe stafin e Agjencisë për Mbështetje të NVM-ve ku u realizua një vizitë pune në Parkun e Biznesit në Drenas, me qëllim të informimit me rrjedhën e projektit dhe ndërtimin e objekteve afariste nga ana e bizneseve përfituese.