Nënkryetari i Komunës, z. Sherif Krasniqi dhe Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (AME-së) nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit për transferimin e pjesëtarëve të Shërbimit të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit (SHZHSH) nga niveli komunal në nivel qendror gjegjësisht MPB/AME
me qëllim të zbatimit të Ligjit për Zjarrfikje dhe Shpëtim, nr. 04/L-049 dhe Udhëzimit Administrativ nr. 21/2012 për transferimin e Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Njësitin Profesional nga Komuna në MPB/AME si dhe për një bashkëpunim dhe bashkërendim të ndërsjelltë.