U mbajtë seanca konstituive e Komitetit te Komuniteteve ,të pranishëm ishin: kryetari I komunës z Nexhat Demaku, Kryesuesi i Kuvendit komunal z Fatmir Istogu, anëtaret e Komitetit te Komuniteteve :Teuta Kastrati,Shkurte Dvorani,Idriz Hajdari,Lavdie Musliu,Osman Musliu,Mehdi Bardhi dhe Istmet Sopi Komiteti kishte vetëm një pikë te rendit të ditës :zgjedhjen e kryetarit te komiteti të komuniteteve.
Anëtaret e komitetit te komuniteteve fillimisht u njoftuan nga kryetari dhe kryesuesi për rolin dhe detyrat e këti komiteti qe dalin nga ligji për vetëqeverisje lokale neni 53.1 dhe 53.2 si dhe udhëzimin administrativ me numër 02/2010 për zyrat komunale për komunitetet dhe kthim.
Ne ketë seance u zgjodh me vota unanime kryetari I komitetit te komuniteteve z Mehdi Bardhi, ne votim morën pjesë të gjithë anëtaret e komitetit dhe zgjedhja u bë me 7 vota (pro).
Pas votimit kryetari I komunitetit pranoj detyrën duke konsideruar si një obligim moral dhe ligjorë qe komuna ka dhe duhet të beje për komunitete, ai tha se ne duhet te bashkëpunojmë me institucionet komunale do te dhamë dhe pranojmë rekomandime edhe për komitet tjera, dhe do të veprojmë bashkërisht si një trup qe detyrat tona që dalin nga ligji dhe udhëzimet administrative ti kryem ne interes te qytetareve dhe komuniteteve ne tersi.