Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë Rini e Sport dhe Zyra e Kuvendit të Komunës, me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, ditën e Flamurit, ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, te hënën me 28.11.2016 në Sallën e Kuvendit të Komunës ( objekti i ri ) do të mbahet seancë solemne duke filluar nga ora 10:00.