Me rastin e 16 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kosovës Rasim Kiçina dhe dëshmorit Ragip Halilaj, me datë 30 maj ( e shtunë ), kryetari i Komunës z.Nexhat Demaku më bashkëpunëtor, me fillim nga ora 11:00 do të bëjë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Polac të Skenderajt. Pas homazheve në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve ne Polac, duke filluar nga ora 15:00 do të behët edhe hapja e Turnirit Tradicional Memorial në futboll të vogël "Rasim Kiçina" i 14-ti më radhë. Turniri fillon nga data 30.05.2015 dhe përfundon me 14.06.2015 në shënimin e Ditës së Çlirimit të Drenasit. Hapja e turnirit behët në Palestrën e Sporteve të qytetit në Poklek të ri.