Me rasin e 15 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kosovës Rasim Kiçina dhe dëshmorit Ragip Halilaj, me datë 30 maj ( e premte) kryetari i Komunës z.Nexhat Demaku më bashkëpunëtor, me fillim nga ora 10:00 do të bejë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Polac të Skenderajt.
Pas homazheve në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve ne Polac, duke filluar nga ora 14:00 do të behët edhe hapja e turnirit tradicional memorial në futboll të vogël i 13-ti më radhë. Turniri fillon nga data 30.05.2014 dhe përfundon me 14.06.2014 në shënimin e Ditës së Çlirimit të Drenasit. Hapja e turnirit bëhët në stadiumin “Bejta Company” në Poklek të ri, përkatësisht në kilometrin e parë të rrugës Drenas-Prishtinë. Ndërsa do të marrin pjesë dhjetra ekpie në futboll të vogël nga e mbarë Kosova.