Më datën 23 Mars, përkujtohet heroi Asllan Fazliu më rastin e 22 vjetorit të rënies së tij
Më rastin e 22 vjetorit të rënies së heroit Asllan Fazliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij e familjarë të heroit, nesër (23.03.2021) në ora 11:00 do të bëjnë homazhe pranë varrit të heroit Asllan Fazliu në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Gllanasellë.
Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale dhe rritja e numrit të rasteve, nuk do të mbahen aktivitete të tjera, vetëm homazhe e vendosje buqeta me lule të freskëta.
Lavdi heroit Asllan Fazliu!