OJQ "Bliri" në bashkëpunim me Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekomomik organizojnë panair dy ditor në sheshin e qytetit "Fehmi Lladrovci" i cili do të mbahet me datën 08.09.2015 dhe 09.09.2015 duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Panairi ka karakterin e ekspozimit në artizanate të ushqimeve tradicionale, përpunimin e pemëve dhe perimeve dhe biznese tjera që merren me veprimtari të kësaj natyre. Ndaj ftohën të gjitha bizneset e interesuara që merren më prodhimin e kësaj natyre që të marrin pjesë në ekspozimin e produkteve tradicionale. Hapësirat për ekspozim do të ju ofrohen bizneseve falas në sheshin "Fehmi Lladrovci" nga OJQ "Bliri" dhe DBZHE-ja.