Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport me datën 12 dhe 13 nëntor organizon festivalin e 18-të tradicional të humorit, "Ditët e Humorit Drenasi 2015" ku edhe këtë vit do të marrin pjesë dhjetëra grupe të ndryshme nga rajonet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Në festivalin tradicional "Ditët e Humorit – Drenasi 2015" marrin pjesë grupe e individ të humorit nga këto Komuna: Obiliqi, Mitrovica, Klina, Peja, Skenderaj, Fushë Kosova, Peshkopia, Vau i Dejës, Istogu, Ferizaj, Podujeva dhe Vitia. Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sporteve përmes këtij festivali gjithëkombëtar është munduar që të ruaj dhe kultivuar vlerat më kulmore të traditës burimore të humorit që janë ruajtur dhe bartur nëpër breza. Festivali i humorit fillon me 12 nëntor në ora 16:00 dhe mbaron me natën finale me 13 nëntor në ora 16:00 dhe do të mbahet në Sallen e Kulturës në Drenas.