Drenas, më 29.10.2010 – U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, duke filluar nga ora 10:00, në zyrën e Drejtorit të Administratës
Drenas, më 29.10.2010 – U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, duke filluar nga ora 10:00, në zyrën e Drejtorit të Administratës, më këtë:
Rend pune:
1. Menaxhimi, mbrojtja dhe ruajtja e pyjeve
2. Siguria në komunikacion
3. Të ndryshme.
Në mbledhje të pranishëm ishin: z. Nexhat Demaku (Kryetar i Komunës), Rinore Zymeri (Zyrtare për Informim), Valdet Bujupi (Komandant i Stacionit të Policisë), Ismet Sopi (Komuniteti katolik), Hysen Thaqi (Policia e Kosovës ), Xhevrije Kastrati (Gjimnazi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”), Zelihe Gllareva (OJQ), Bekim Dobra (Media Lokale), Arben Nikaj e Merita Krasniqi (EVSB), Naim Krasniqi e Blerim Gjinoci (StarTV), ndërsa monitorues ishin: Korab Rexhepi (OSCE), Robert Dancs (Eulex) dhe KFOR, LMT3.
Të pranishmit kontribuan në pasurimin e debatit rreth temave të sigurisë në bashkësi.