Drenas, më 19 maj 2011- Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 10:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit z. Fatmir Istogu, me këtë:
Drenas, më 19 maj 2011- Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 10:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit z. Fatmir Istogu, me këtë:
Rend dite
1. Miratimi i ekstraktit të mbledhjes së kaluar të mbajtur me 19.04.2011;
2. Miratimi i Propozim-Vendimit për caktimin e lokacionin për qëllim të interesit publik: Ndërtimi i Objekteve Afariste–Banesore me Etazhitet B+P+8 në vendin e quajtur “Ashanajka–Arat e Ibrit” pronë e KK Drenas.
3. Miratimi i Propozim-Vendimit për caktimin e kritereve dhe të procedurës së lidhjes së partneritetit publiko-privat ose për dhënien e të drejtës së ndërtimit në pronë publike komunale.
4. Miratimi i Propozim-Vendimit, formohen Komisionet Konsultative Këshillëdhënëse sektoriale në Komunë me qëllime të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për interes publik përkatësisht formohen dy Komitete Konsultative në kuadër të Komunës e atë:
– Komiteti Konsultativ për arsim, kultur, rini dhe sport, si dhe
– Komiteti Konsultativ për zhvillimin ekonomik në Komunën e Drenasit.
5. Raporti i Vlerësimit të Aplikuesve për Banim Social dhe
6. Formimi i Komisionit për vlerësimin e dëmeve të luftës së UÇK-së.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga antarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal.