Komiteti Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në Drenas, ka mbajtur takimin e rregullt, që ka pasur për qëllim bashkëbisedimin e hapur rreth mënyrave të bashkëpunimit të KKAKRS dhe Kryetarit të Komunës, Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Drejtorinë e Arsimit, Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit etj.i kryesuar nga z. Burim Jonuzi.
Në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 2008/10 “për organizimin dhe funksionimin e komiteteve consultative” të nenit 6 (organizimi i Komiteteve Konsultative) të pikes 6.4 dhe në bazë të propozimeve të anëtarëve të KKAKRS, u vendos ky:
REND DITE
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
2. Bashkëbisedimi i hapur rerth mënyrave të bashkëpunimit të KKARS dhe Kryetarit të Komunës, Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Drejtorinë e Arsimit, Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit etj
3. Propozimet për Drejtorinë e Drejtorisë së Arsimit:
– Rikthimi i ish-Qendrës Rinore,
– Propozimin e një ditari personal për nxënësit,
– Propozimin që studentëve të studimeve master tu ndahen bursa,
– Propozimin që në kuadër të panelit intervistues (për vende të lira të punes) të ketë edhe një anëtar të shoqërisë civile etj.
4. Propozimet për Drjtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit:
– Në kuadër të buxhetit 2012-2015 të projektit 8,
– Planifikimi i subvencioneve-transfereve të jemi pjesë e tyre duke dhënë ndonjë ide apo ndonjë propozim konkret;
– Renovimi i bibliotekës së qytetit “Naim Frashëri” ose mundësinë e gjetjes së ndonjë hapësire e cila do t’i plotësonte kushtet për mirëfunksionim;
– Në kuadër të Ditës së Diasporës të ketë ndonjë organizim kulturor etj.
5. Të tjera.