Sot, në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), lidhur me zhvillimet në Komunën tonë. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR, LMT K9, OSCE. Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 10.05.2016,
2. Njoftim për Planin e Reagimit Emergjent,
3. Informim rreth përfundimit të vitit shkollor 2015-2016,
4. Të ndryshme.
Pika e parë e rendit të ditës u miratua unanimisht.
Rreth pikës së dytë – njoftim për Planin e Reagimit Emergjent, Drejtoresha Hyrije Xhemajlaj-Thaqi dhe Arben Nika informuan të pranishmit rreth përgatitjes së Planit të Reagimit Emergjent.
Gjithashtu për pikën e tretë e rendit të ditës, Drejtori Komunal për Arsim, Sadik Tahiraj informoj anëtarët e KKSB-së rreth përfundimit të vitit shkollor 2015-2016, rreth mbajtjes së testit të maturës dhe testit të arritshmërisë si dhe cështje tjera me rëndësi.
Të ndryshme u diskutuan:
– Korniza Afatmesme Buxhetore
– Qenët endacak,
– Shpenzimet e varrimeve,
– Mirembajtja dhe percaktimi i lokacioneve të varrezave,
– Projekt sigurie per lume, pishina, liqene nga SP.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë edhe çështje tjera tek pika e rendit të ditës: të ndryshme
me Kryetarin e Komunës dhe zyrtarë përgjegjës të Sektoreve.