U mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga OSCE dhe KFOR, LMT.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shenjëzimi i rrugëve në territorin e Komunës së Drenasit,
2. Raport i punës për vitin 2012, i Kompanisë “Pastrimi”,
3. Të ndryshme.
– Tek pika e tretë u diskutuan dy çështje: Çështja e vjedhjeve brenda territorit të Komunës dhe çështja në autostradë.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me Kryetarin e Komunës dhe anëtarët e KKSB-së.