Në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e parë e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga OSCE dhe KFOR, LMT.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Plani i veprimit të KKSB-së për Komunën e Drenasit;
2. Transporti rrugor;
3. Siguria e ambientit;
4. Të ndryshme.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me Kryetarin e Komunës dhe anëtarët e KKSB-së.